Botë
Rama paralajmëron, shteti sovran të urdhrit Bektashi në Tiranë
21.09.2024 19:50
Kryeministri Edi Rama paralajmëron ndërtimin e një shteti të ri stilit...

Kryeministri Edi Rama paralajmëron ndërtimin e një shteti të ri stilit të Vatikanit për besimtarët bektashinjë në Shqipëri.
Në një artikull për këtë temë, New York Times Rama thotë se shteti i ri do të jetë një enklavë sovrane e stilit të Vatikanit që do të kontrollojë territorin me madhësinë e pesë blloqeve të qytetit të Nju Jorkut. Rama, paralajmëron se në të ardhmen e afërt do të shpallë planet për entitetin, që do të quhet Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi.
Kryemisnitri Rama thot se qëllimi i shtetit të ri është të promovojë një version tolerant të Islamit me të cilin krenohet Shqipëria.
“Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë”, thekson Kryemisnitri.
Territori i shtetit të ri është një kompleks në Tiranën lindore, që është vetëm një e katërta e madhësisë së qytetit të Vatikanit.
