Kosovë, Rohan: Në veri të shtrihet “dora” e shtetit
Me përjashtim të veriut, ku është e nevojshme një shtrirje më e madhe e “dorës” së shtetit, Plani i Ahtisaarit është zbatuar mirë në Kosovë...

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për “Zërin”, Albert Rohan, ish zëvendësi i të dërguarit të posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për procesin e statusit të Kosovës, Marti Ahtisaari, tetë vjet pas prezantimit të këtij plani, në bazë të të cilit Kosova një vit më pas e shpalli pavarësinë.
Edhe Rohan tashmë është rreshtuar në krah të shumë diplomatëve të tjerë evropianë dhe amerikanë, të cilët po i kërkojnë Kuvendit të Kosovës që ta themelojë Gjykatën Speciale, pasi që, siç thotë ai, në të kundërtën atë do ta themelojë komuniteti ndërkombëtar.
Rohan u kërkon drejtuesve të institucioneve kosovare që ta themelojnë Gjykatën Speciale dhe njëkohësisht, siç thotë ai, në veri të vendit është e nevojshme një shtrirje më e madhe e “dorës” së shtetit.
