Botë
Osmani në SHBA, u prit në akademinë ushtarake Vest Point
21.09.2024 19:28
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA për të marrë pjesë në Asamblenë e 79-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Gjatë qëndrimit në SHBA Osmani pritet të realizojë takime me homologët e sajë me të cilët do të diskutojë për zvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, si dhe përkushtimin e Kosovës për forcimin e pozitës ndërkombëtare. Osmani njëherit është pritur në akademinë ushtarake amerikane West Point, ku u është drejtuar kadetëve amerikanë.
“Falë përkushtimit të trupave amerikane dhe mbështetjes së SHBA-së, populli i Kosovës është më në fund i lirë, i pavarur dhe duke jetuar në demokraci”, ka theksuar ndër të tjera presidentja Osmani.
