VMRO – DPMNE: Zaev po nxit tensione ndëretnike

24.04.2015 18:13

VMRO-DPMNE reagoi ndaj deklaratave të Zoran Zaevit para Prokurorisë Publike. Sipas VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev po nxit tensione ndëretnike në vend...

“Deklarata e sotme e Zoran Zaevit është e zbrazët dhe joserioze, tentim për të arsyetuar krimet financiare dhe aferën “Puç”, ku deri në fyt është ngatërruar. Jemi të bindur se pas një kohe vetë Zoran Zaevi do të demantohet ashtu si u demantua deri tani për gjithçka që ka thënë. Nuk është esenca në atë nëse kanë dërguar 1000 ose 2000 faqe letër, por nëse kanë ose jo argumente juridike. Për rastet të cilat udhëhiqen para institucioneve kompetente, kundër Zoran Zaevit ekzistojnë dëshmi, fakte dhe argumente juridike. Materialet e krijuara të cilat Zaevi tenton që t’i tregojë si dëshmi, janë të marra në rrugë joligjore, përmes përgjimeve joligjore të cilat i kanë realizuar bashkëpunëtorët e tij në krye me Zoran Verushevskin dhe në bashkëpunim me shërbimet e huaja. Kjo gjë është e qartë për të gjithë qytetarët. Ky është fakt të cilin Zoran Zaev me asnjë montazh ose manipulim nuk mund t`i fsheh. I qartë është tentimi i Zaevit kur nuk mund ta marrë mbështetjen e popullit, përmes konstruksioneve dhe manipulimeve vazhdon ta realizojë skenarin e tij destruktiv me krijimin e destabilizimit, ngritjen e tensioneve dhe nxitjen e dhunës vetëm për të ardhur në pushtet”- thuhet ndërmjet tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE-së.