Botë

Alabama, 4 të vdekur 21 të lënduar nga të shtënat masive

22.09.2024 13:09

Katër persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 20 janë plagosur...

Katër persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 20 janë plagosur nga disa të shtëna masive në një zonë argëtimi në Birmingem të Alabamës në SHBA.
 
Oficeri i policisë tha se të shtënat që shkaktuan deri në 21 të plagosur ndodhën pak pas orës 11 të natës. Të paktën katër të plagosur kishin plagë që ua rrezikonin jetën tha policia.
 
Zona Five Points South ku ka ndodhur incidenti ka shumë vende argëtimi, restorante dhe bare dhe është e mbushur me njerëz në netët e së shtunës. Policia tha se nuk ka pasur të arrestuar.