Botë

Shembet ndërtesa në Itali, vdesin dy fëmijë

22.09.2024 15:00

Një ndërtesë dykatëshe u shemb në provincën jugore italiane të Napolit herët të dielën...

Në këtë incident, kanë mbetur të bllokuar nëna e tyre dhe një grua të moshuar, thanë zjarrfikësit italianë.

Në kanalin e tyre zyrtar Telegram, zjarrfikësit thanë se një shpërthim gazi ka të ngjarë të ketë shkaktuar shembjen, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Ekipet e shpëtimit në qytetin e Savianos gjetën trupat e një djali 6-vjeçar dhe një vajze 4-vjeçare, duke thënë se babai dhe vëllai i tyre i porsalindur u gjetën të gjallë.