Maqedoni
Pezullimi i balancuesit, Mexhiti: Hapen lëndë që me vite ishin në sirtarë
22.09.2024 16:50
Gjykatësit e zgjedhurngapushtetiikaluar e sollën vendimin për pezullimin e balancuesit...

Gjykatësit e zgjedhurngapushtetiikaluar e sollën vendimin për pezullimin e balancuesit, ka deklaruar zëvendës kryemisntri i parë Izet Mexhiti.
Në një intervistë për Radion Europa e Lirë, Mexhiti thot se nuk është e rastësishme që disa çështje të cilat i kanë tanguar qytetarët një kohë të gjatë po hapen pikërisht tani.
“Është e çuditshme që këtë çështje të cilat nuk janë prej dje por i tanojnë qytetarët për të paktën një dekadë, për një herë dalin në sipërfaqe pikërisht tani, në fillim të qeverisë së re. Kjo nuk mund të jetë rastësi, e njëjta ndodhi me ligjin për gjuhët, mekanizmin e balancuesit dhe çështje tjera të cilat është simptomatike se po hapen pikërisht tani lëndë të cilat me vite kanë qëndruar në syrtar”, ka deklaruar zëvendës kryemisntri i parë Izet Mexhiti.
Ndryshimet kushtetuese, Mexhiti: Ndihmojmë rrugën më të shkurtër drejt BE-së
Sa i përket çështjes së përfaqësimit të drejtë Mexhiti thekson se ka marrëveshje politike mes partnerëve të koalicionit që kjo çështje të rregullohet me ligj, pasi siç thot ai fillimisht balancuesi ishte në funksion të implementimit të Marrveshjes së Ohrit, por më pas u keqpërdor me deklarata të rrejshme për përkatësinë etnike.
Sa i përket qëndrimit të VMRO-DPMNE-së për ndryshime kushtetuese me afat të prolonguar për mtë hyrë në fuqi, Mexhiti me përgjigje.
“Ne si shqiptar e dimë se çka do të thotë kontestim i identitetit, por njëkohësisht e dimë se është rruga e vetme për integrimin e shtetit në BE. I kuptojmë dhe mbështesim bashkë qytetarët tanë por dëshirojmë të ndihmojmë për gjetjen e rrugës më të shkurtër, më të sigurt dhe më sa më të shpejtë që është e mundur që të mund të fillojë integrimi i vendit, që është opsioni i vetëm dhe alternativë e vetme për shtetin. Ne si deputet shqiptar në pustet dhe opozitë nesër nëse na ftojnë jemi të gatshëm të votojmë, por çelsi është te bashkësia më e madhe dhe ne sëbashku me partnerët strategjik dëshirojmë të ndihmojmë”, theksoi Mexhiti.
Një nga parimet e kësaj qeverie është edhe lufta kundër korrupsionit, thot Mexhiti sipas të cilitkjo luftë nuk do të jetë monoetnike dhe as revashuese por secili që ka shkelur ligjin do të përgjigjet.
FARIJE DAUTI BAKIU
