Maqedoni
Asambleja e përgjithshme e OKB-së, Siljanovska: Është koha për reforma të thella
22.09.2024 18:01
Liderë nga mbarë bota do të marrin pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara...

Liderë nga mbarë bota do të marrin pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që i fillon punimet në New York. E pranishme aty, do të jetë edhe presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova dhe zëvendës kryemisnitri i parë Izet Mexhiti. Në fokus të Asamblesë do të jenë krizat dhe konfliktet më të mprehta që po kalon bota, kryesisht luftërat në Gaza, Ukrainë e Sudan.
Ata vizitën në SHBA e filluan me takimin e disaporës në Nju Xhersi. Vitin e ardhëshëm Asamblea e Përgjithshme e OKB-së shënon 80 vjetorin por a e kryen misionin e sajë, pyet presidentja Siljanovska e cila jep edhe përgjgijen, duke theksuar se nëse misioni ishte që të dobtit dhe të fuqishmit duhet të vendosin sëbashku, atëherë kjo nuk është ashtu.
“A e plotësuam me të vërtetë atë që është shkruar në Kartë, a e respektuan atë që shkruan në kartë, a janë me të vërtetë sëbashku të dobtit dhe të fushishmit siç shkruan në Kartë dhe vendosin njësoj? Nuk jam e bindur, është koha për reforma të thella, është koha që atje, në familjen më të rëndësishme në botë Kombet e Bashkuara ta shohim se si ta tejkalojmë problemin e kombeve të ndara. Patjetër të them për fat të keq bota po përballet edhe me luftë, ndërsa Kombet e Bashkuara për mua ishin projekti më i rëndësishëm paqësor”, u shpreh presidnetja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova.
Siljanovska dhe Mexhiti, takime me diasporën në kishë dhe xhami
Siljanovska dhe Mexhiti pas vizitës në Kishën e Shën Nikollës, vizituan edhe xhaminë e e Qendrës kulturore të dibranëve, me çrast zëvendës kryemsinitri Mexhiti e falenderoi diasporën dibrane për kontributin në vendlindje.
“Shfrytëzoj rasin që ta falenderoj komunitetin dibran jo vetëm për mbështetjen e Ambasadës së Maqedonisë në ndërtim, por Dibra ka bërë shum për shqiptarët për shtetin e Maqedonisë ka bërë për shtetet tjera, pra jo rastësisht kemi lagjen dibrane në SHkup, në Tiranë, lagjen Dibrane edhe këtu në Nju jork. Pra shfritëzoj rastin që në emrë të qeverisë të ju falenderoj për gjithçka që keni bërë deri më tani, që po bëni për të mirën e kombit për të mirën e qytetraëve”, theksoi zëvendës kryemsinitri Izet Mexhiti.
Sipas njoftimit të Komisionit Evropian, sesioni i OKB-së në New York do të ndiqet nga një delegacion i nivelit të lartë të Bashkimit Evropian duke përfshirë Josep Borrell dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së vijon punimet për disa ditë, ndërsa është paraparë realizimi edhe i një takim mes Shefit të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell me gjashtë liderët e ballkanit perëndimor.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka deklaruar se Bashkimi Europian dhe Shtetet Anëtare të saj po vijnë në sesionin e 79-të të OKB-së të vendosur për të promovuar zgjidhje shumëpalëshe të bazuara në Kartën e OKB-së dhe për t’i bërë ato të funksionojnë për të mirën e të gjithëve.
ERSAN PAJAZITI
