Botë
Shira të rrëmbyeshëm në Korenë e Jugut, një i vdekur
22.09.2024 20:03
Një person humbi jetën, ndërsa rrugët dhe shtëpitë janë përmbytur...

Një person humbi jetën, ndërsa rrugët dhe shtëpitë janë përmbytur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në Korenë e Jugut.
Një burrë 89-vjeçar u gjet i vdekur në Jangheung, Provinca Jugore Jeolla, pasi ra në një kanal pranë shtëpisë së tij një ditë më parë, sipas zyrtarëve të sigurisë.
Rajoni jugperëndimor u godit nga rrebeshe të dendura, ku në qytetin Yeosu u regjistruan 400 milimetra shi, ndërsa Yanggeung, Gangjin dhe Suncheon ranë më shumë se 300 milimetra shi që nga e enjtja.
