Maqedoni

Parashikimi i motit

23.09.2024 09:08

Për javën që presim përpara vendi ynë pritet të përjetojë një javë “normale” vjeshte.

Moti në mëngjes do të jetë i freskët, gjatë ditës me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 12°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 22 deri në 29°C.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë. Temperatura minimale do të ulet në 8°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 27°C.