Botë
Japoni, 6 të vdekur dhe disa të zhdukur nga përmbytjet
23.09.2024 09:42
Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve dhe rrëshqitjes të dheut...

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë rezultojnë të zhdukur, pasi reshjet rekord shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në disa pjesë të prefekturës Ishikaua të Japonisë.
Qytetet Uajima dhe Suzu, të cilat janë ende duke u rikuperuar nga një tërmet vdekjeprurës, janë ndër më të goditurat nga përmbytjet. Dhjetëra lumenj dolën nga shtrati i tyre, duke izoluar më shumë se 100 komunitete në të gjithë prefekturën. Agjencia meteorologjike e Japonisë lëshoi nivelin më të lartë të alarmit “kërcënues për jetën” për Ishikaua të shtunën dhe e uli atë në një paralajmërim të rregullt të dielën. Megjithatë, autoritetet kanë bërë thirrje për vigjilencë të vazhdueshme, pasi shiu i rrëmbyeshëm ka të ngjarë të vazhdojë deri të paktën deri sot në mesditë.
