Botë

Trump: Nëse humbas përballë Harris, nuk kandidoj më

23.09.2024 10:01

Ish-presidenti Donald Trump dhe kandidati republikan ka thënë se nuk do të kandidojë sërish për zgjedhjet në vitin 2028

Ish-presidenti Donald Trump dhe kandidati republikan ka thënë se nuk do të kandidojë sërish për zgjedhjet në vitin 2028 nëse humbet në zgjedhjet presidenciale të këtij nëntori në SHBA.
 
78-vjeçari u pyet nëse do të kandidonte sërish në rast se humbet përballë zv/Presidentes Demokrate, Kamala Harris.
 
“Jo, nuk do ta bëj. Nuk e shoh si mundësi”, u përgjigj Donald Trump.
 
Në të kaluarën, manjati i pasurive të paluajtshme rrallëherë e ka pranuar mundësinë e humbjes së zgjedhjeve, por kjo është hera e dytë në katër ditë që ai përmend një shans për humbje.
 
Pranimi nga ana e Trump për një humbje të mundshme mund të jetë një pasqyrim se si perspektivat e Partisë Demokratike kanë ndryshuar që kur Harris u bë kandidate pas vendimit të Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara./A2CNN