Botë

Shpërthen gazi e shembet një pallat, veç fëmijëve të mitur, ndërrojnë jetë gjyshja dhe nëna

23.09.2024 10:40

Numri i viktimave nga shembja e një pallati, të dielën, pranë Napolit, në jug të Italisë, ka shkuar në katër....

Numri i viktimave nga shembja e një pallati, të dielën, pranë Napolit, në jug të Italisë, ka shkuar në katër. Përveç dy vëllezërve e motrave të vegjël humbën jetën edhe nëna dhe gjyshja e tyre. Shkak mësohet se ka qenë një lloj shpërthimi gazi.
 
Një pronë dykatëshe në qytetin e Saviano u shemb të dielën në mëngjes, thanë autoritetet.
 
“Zjarrfikësit gjetën të gjallë një baba dhe një të porsalindur dhe, për fat të keq, trupat e pajetë të dy fëmijëve të tjerë”, njoftoi fillimisht zjarrfikësja përmes X.
 
Sipas mediave italiane, vogëlushi ishte 4 vjeç, vëllai i tij 6.
 
Pas kërkimeve prej orësh, zjarrfikësit, me ndihmën e qenve të trajnuar posaçërisht, gjetën në rrënojat trupin e një viktimë të tretë, një gruaje, e cila zyrtarisht “ende nuk është identifikuar”, siç theksoi Luca Cari, përfaqësues i zjarrfikëses.
 
Zëdhënësi theksoi se operacioni i kërkim-shpëtimit është i ndërlikuar.
 
Sipas mediave italiane, një grua e gjetur e pajetë ishte gjyshja e fëmijëve të vdekur, e cila banonte në katin e dytë të banesës.