Maqedoni
Spiropali në Shkup, takohet me Gashin dhe Ahmetin
23.09.2024 11:34
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut....

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Në takimin e Spiropalit me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, u diskutua për avancimin e bashkëpunimit parlamentar, veçanërisht për çështje që kanë të bëjnë me integrimin evropian të të dyja vendeve.
Pas mesdite, Spiropali do të realizojë takime edhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, me ish-kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, si dhe me liderin e LSDM-së, Venko Filipçe.
