Maqedoni

Nju Jork, realizohet takimi Mucunski – Gerapetritis

23.09.2024 11:52

Ministri i Jashtëm, Timço Mucunski, sot në Nju Jork do të ketë takimin e parë me kolegun e tij nga Greqia...

Ministri i Jashtëm, Timço Mucunski, sot në Nju Jork do të ketë takimin e parë me kolegun e tij nga Greqia, Giorgos Gerapetritis, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. 
 
“Në takim do të diskutohet për temat më aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve.”, njoftoi Ministria e Jashtme.
 
Në agjendë janë zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, por në njoftimin e Gerapetritis  nuk ka më shumë detaje për temat e takimit me Mucunskin.
 
Në margjinat e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme,  Gerapetritis do të ketë takime të veçanta dypalëshe me ministrat e Jashtëm të Bolivisë, Maqedonisë së Veriut, Bahreinit dhe Arabisë Saudite.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Greqisë.