NBA, Chicago e çon 3-0 serinë e fitoreve ndaj Milwaukee

24.04.2015 20:51

Pas dy humbjeve radhazi në fushën e Chicago Bulls, Milwaukee Bucks shpresonte të ndryshonte shifrat me një sukses në shtëpi, por edhe në sfidën e tretë Bucks nuk mundën t’i thyenin Bullsat, që fituan sërish 106-113 në kohën shtesë, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në cerekfinalet e Konferencës së Perëndimit...

Derrick Rose i Chicagos rezultoi më i miri në parket me 34 pikë, 8 assist dhe 5 ribaund. Përballja e katërt do të luhet këtë të shtunë në Milwaukee dhe në rast suksesi Bulls do të siguronin cerekfinalen.

Në takimet e tjera të mbrëmjes Cleveland Cavaliers triumfoi në ndeshjen e tretë radhazi ndaj Boston Celtics me shifrat 103-95, të njëjtën gjë bëri edhe Golden State në fushën e New Orleans Pelicans, duke fituar 123-119 në kohën shtesë.