Maqedoni

Dita e paqes në Strugë

23.09.2024 16:43

Në ditën botërore të paqes në qytetin e Strugës u organizua një aktivitet nga nxënësit...

Në ditën botërore të paqes në qytetin e Strugës u organizua një aktivitet nga nxënësit, si dhe nga profesorët e shkollës së mesme “Dr. Ibrahim Temo” – Strugë. Aktiviteti u zhvillua në qendër të qytetit, duke dhënë mesazhe se paqja është shumë e rëndësishme në shoqërinë tonë.

“Sot është dita botërore e 23 Shtatorit dhe bashkësia e nxënësve të shkollës së mesme “Dr. Ibraim Temo” organizuan këtë aktivitet me parulla me lëshimin e pëllumbave dhe balonave për të dhënë një mesazh për paqe në botë, dashuri, lumturi, mirësjellje, d.m.th. të gjitha virtytet, që mund t’i ketë paqja për mbarë botën.”, - deklaroi drejtoresha, Besime Jonuzi.
 
Ky aktivitet u zhvillua në tre gjuhë: në atë shqip, maqedonisht dhe turqisht.
 
“Sot në këtë datë të shënuar jemi mbledhur për të treguar se sa e rëndësishme është në të vërtet paqja.”, - tha një nxënëse.
 
“Në ditën e paqes, shkolla jonë “Dr. Ibraim Temo” - Strugë organizuam aktivitete. Po ashtu njësoj, edhe ne lëshuam tre pëllumba për arsye se shkolla jonë është në tri gjuhë, mësojmë në shqip, maqedonisht dhe turqisht dhe lëshuam pëllumba që është simbol i paqes.”, - tha një nxënëse tjetër.
 
Shkolla e mesme bashkëpunon me sukses me “Megjashin” - ambasada e parë e fëmijëve dhe bashkërisht e organizoi këtë ngjarje në bashkëpunim me komunën e Strugës për të nxitur mirëkuptimin, respektin, bashkëpunimin, bashkimin dhe më e rëndësishmja, miqësinë mes nxënësve.
 
FITORE ISTREFI