Lëvizja për reforma- PDSH

Drejtësia në Maqedoni e suspenduar

24.04.2015 21:49

Zhvillimet e fundit politike, ngjarjet në Goshincë të Kumanovës, marrëdhëniet ndëretnike dhe rasti i “Sopotit” ka tubuar në një mbledhje të jashtzakonshme kryesinë e Lëvizjes për reforma të PDSH-së në Tetovë...

Nga ky subjekt konsiderojnë  se drejtsia në Maqedoni  është e suspenduar dhe kanë kërkuar anulimin e marrveshjeve politike në aspektin e drejtsisë që kanë partnerët e koalicionit.

“Bëjmë thirrje që shqiptarët ta ruajnë gjakftohtsinë të mos bëhen pre e konstrucioneve të cilat i përgadisin ata të cilët duan të dalin nga kjo situate politike. Përgjimet në lidhje me rastin e sopotit  i quajmë skandaloze, jo që nuk e kemi ditur se cila është e vërrteta por kur dëgjojmë që ka një ministër të punëve të brendshme, ka një shef të  shërbimeve sekrete të cilët tallen me fate e njerëzish ky është skandal në vetvete” – tha Zijadin Sela, kryetar i Lëvizjes për reforma-PDSH.

PDSH, Lëvizja për reforma ka ftuar edhe parnerin shqiptarë të koalicionit të dorhiqet nga kjo qeveri e cila sipas saj nuk punon në interes të shqiptarëve. (Naim Ramadani, TVM2)