Rritja e rrogave në arsim, SASHK-u paralajmëroi masa radikale

24.09.2024 10:55

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në Maqedoninë e Veriut...

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në Maqedoninë e Veriut ka pranuar Kërkesën e kryeministrit të RMV-së për zgjatjen e bisedimeve edhe për një javë në lidhje me çështjen rreth rritjes së rrogave, duke paralajmëruar radikalizim të masave sindikale.

“Këshilli i SASHK-ut e pranoi Kërkesën e Kabinetit të kryetarit të Qeverisë për periudhë shtesë për negociata edhe për një javë, apo deri në fund të shtatorit. Sindikata vlerësoi se është e nevojshme që të respektohen ligjet dhe marrëveshjet kolektive për rritjen e rrogave në arsimin fillor dhe të mesëm. Ata sqaruan që nuk do të anashkalojnë edhe masat më radikale sindikale, në rast se nuk ka zgjidhje për rritjen e rrogave që nga rroga e shtatorit. Në kërkesat e Sindikatës, theksohet edhe nevoja për përfshirjen e SASHK-ut në përpilimin e buxhetit të vitit 2025 dhe përpilimin e ndryshimeve ligjore ne arsim”.