Petrovska: Projektligji për “Branitellat” nuk është tentativë për destabilizim

24.09.2024 11:51

Propozim-ligjin për të ashtuquajturit “Branitella”...

Propozim-ligjin për të ashtuquajturit “Branitella” e komentoi  deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, e cila  theksoi se ky propozim-ligj ka një qëllim  të vetëm: të saktësojë një të drejtë që tashmë është krijuar dhe të parashikojë dispozita që do të nënkuptojnë kompensim të drejtë për viktimat dhe për pasojat.

“Në vend të diskutimit për përmirësimin e tekstit të ligjit, deklaratat u reduktuan në çdo nivel. Partitë në pushtet kanë treguar sjellje të papjekur. Ky projektligj nuk është provokim, as tentativë destabilizimi. Ky ligj nuk vlen vetëm për pjesëtarët e forcave të sigurisë që morën pjesë në konfliktin ushtarak në vitin 2001, por për të gjithë ata që vdiqën duke kryer detyrat e tyre në interes dhe mbrojtje të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.”, - deklaroi deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska.