Maqedoni

Avokati i Popullit, UNDP-ja dhe sektori joqeveritar nënshkruan bashkëpunim për drejtësinë mjedisore

24.09.2024 13:50

Ajri i ndotur, tani më disa vite, është problem dhe sfidë e madhe për institucionet qendrore dhe lokale në shtetin tonë....

Ajri i ndotur, tani më disa vite, është problem dhe sfidë e madhe për institucionet qendrore dhe lokale në shtetin tonë. Ligjet ekzistojnë, por ngecje shkaktohet gjatë implementimit të tyre në praktik. Si rezultat i kësaj, për të arritur deri tek e drejta që çdo qytetarë të jetojë në një mjedis të përshtatshëm për shëndetin dhe mirëqenin e tij, Avokati i Popullit, UNDP-ja dhe disa organizata joqeveritare kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi përmes së cilës synojnë detektimin e fushave problematike dhe arritjen e drejtësisë mjedisore.
 
“Situata është katastrofale edhe në grumbullimin e mbeturinave, ruajtjen apo magazinimin e mbeturinave, e njëjtë situatë është edhe në ripërpunimin e lumenjve, maleve. Ne në nivel qendror, së bashku me 6-të njësitë rajonale do të detektojmë se në cilat projekte mund bashkërisht të veprojnë ekspertët e sektorit joqeveritar së bashku me shërbimet tona, që merren me ankesat që qytetarët na i dërgojnë çdo ditë. Dhe jo vetëm të detektojmë, por edhe të dërgojmë rekomandimet e duhura tek autoritetet kompetente.”, - deklaroi Avokati i Popullit, Naser Ziberi.
 
Këshilltarja për të drejtat e njeriut pranë OKB-së, Tanja Temelkovska, beson se këto partneritete strategjike duhet të ndërtohen, veçanërisht në fushat që janë të reja dhe ku po ndodhin ndryshime dinamike në shkallë globale.
 
“Këto shkelje dhe ndryshime të të drejtave të njeriut nuk i referohen një apo një grupi qytetarësh, por popullatës globale dhe si të tilla janë shumë komplekse dhe kërkojnë bashkëpunim, mbështetje të ndërsjellë në shkëmbimin e ekspertizës, raporteve të ekspertëve, përfaqësimit përpara të gjitha organeve të shtetit dhe më pas edhe përfaqësim në nivel ndërkombëtar.”, - theksoi këshilltarja për të drejtat e njeriut pranë KB-së, Tanja Temellkovska.
 
Edhe OJQ-ja, me vlerësim se bashkëpunimi do të ndihmojë në institucionalizimin e problemeve dhe shfrytëzimin e institucioneve shtetërore në zgjidhjen e tyre.
 
“Ne do të fokusohemi në implementimin e tërësishëm të Konventës së Aarhusit dhe të gjitha obligimet që dalin nga kjo konventë. Do të donim të bashkëpunonim me Avokatin e Popullit edhe sa i përket problemeve që dalin nga ky urbanizim i çuditshëm që ndodh në shtetin tonë e që është shkaktar i shumë problemeve në mjedisin jetësor.”, - u shpreh përfaqësuesja e Qendrës Aarhus, Maja Markovska.
 
Sipas nënshkruesve, memorandumi nuk është vetëm një marrëveshje mjedisore, por një mjet për të detektuar dhe zgjidhur problemet, por edhe për të promovuar llogaridhënien, transparencën dhe reagimin e Qeverisë.
 
SANIJE DURAKU