Provokojnë serbët, ndezin qirinj te vendi ku u vranë sulmuesit e Banjskës

24.09.2024 13:55

Sot bëhet një vit nga masakra e Banjskës...

Sot bëhet një vit nga masakra e Banjskës, kur një grup terroristësh serbë kishte sulmuar policinë e Kosovës, duke lënë të vdekur rreshterin Afrim Bunajku, derisa në anën tjetër u vranë edhe disa prej teroristëve serb. Familjarët e këtyre të fundit gjatë ditës së sotme kanë mbërritur në vendin ku ishte kryer sulmi, duke ndezur qirinj.

Babai i një prej serbëve të vrarë u shpreh se ai ka paguar shumë për kryqin që po vendos dhe se kur të vijë koha do të vendos një shenjë të përjetshme në vendin ku humbi djalin.

“Njerëzit ende nuk e dinë vendin ku vdiq djali i tyre. Ndaj, ju lutemi pyesni, që njerëzit të vijnë të ndezin një qiri. Le të vendosim një shënues. Unë kam paguar për kryqin që duam të vendosim këtu. Situata aktuale është nuk na lejon, por kur të vijë koha, do të vendosim një shenjë të përjetshme, këtu në vendin ku vdiq djali im Stefan’’-, deklaroi Dragan Nedeljkoviç, babai i Stefan Nedeljkoviçit i cili u vra një vit më parë në përballje me policinë e Kosovës.