Maqedoni
OJQ “Hera” dhe Ambasada e Holandës fillojnë fushatën për barazi gjinore
24.09.2024 15:25
Në vend u promovua fushata nacionale “Në ritëm të njëjtë”, në organizim të OJQ “Hera” dhe Ambasada Holandeze....

Në vend u promovua fushata nacionale “Në ritëm të njëjtë”, në organizim të OJQ “Hera” dhe Ambasada Holandeze. Fushata filloi sot dhe e njëjta ka për qëllim të promovojë vlerat dhe proceset demokratike, të informojë publikun për përfitimet e edukimit me ndjeshmëri gjinore që përfshin edukimin seksual, si dhe politikat për mbështetjen e barazisë gjinore në vend. Në fokus të kësaj fushate janë të rinjtë dhe inkurajimi i tyre për pjesëmarrjen dhe aktivizimin rinor në të gjitha proceset demokratike që janë në interes të tyre.
“Qëllimi i kësaj fushate është të hapë diskutim për përfitimet për barazinë ligjore dhe sa janë të rëndësishme programet arsimore për të bërë ndryshimin për të arritur barazinë e nevojshme gjinore. Ne të gjithë e dimë se shoqëritë ku ka barazi gjinore janë më të lumtura, më fer dhe më të drejta dhe qytetarët janë më të lumtur.”, - deklaroi drejtoresha e OJQ “Hera”, Elizabeta Bozhinovska.
Fushata duhet të kontribuojë në ndërgjegjësimin e publikut të gjerë për reformat pozitive sistematike dhe inicimin e politikave të reja rinore.
“Prej vitit 2022 në Holandë kemi politikë të jashtme feministe, e cila fokusohet në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe personat LGBT dhe po punojmë në promovimin е pjesëmarrjes thelbësore të tyre në vendimmarrje. Mendoj se është shumë e qartë se çelësi i suksesit të një shoqërie është i mundur nëse kyçen të gjitha grupet e mundshme.”, - theksoi ambasadorja e Holandës në RMV, Uzlem Xhanell.
Në kuadër të kësaj, njëkohësisht u promovua edhe video-klipi i kësaj fushate, i cili do të transmetohet në tre televizione kombëtare dhe një lokale.
REXHEP QAMILI
