Maqedoni
Institucionet pyjore, lufta kundër prerjes së paligjshme të pyjeve
24.09.2024 17:17
Opinioni në vendin tonë nuk është i kënaqur me punën e institucioneve kompetente pyjore...

Opinioni në vendin tonë nuk është i kënaqur me punën e institucioneve kompetente pyjore, si dhe me prokuroritë dhe gjykatat lidhur me dukuritë devijuese në sektorin pyjor. Këtë e ka treguar analiza e opinionit publik, në kuadër të së cilës theksi vihet tek prerja ilegale, e cila ka ndikimin më të madh negativ në pyjet si pasuri natyrore. Në hulumtim janë përfshirë përdoruesit e produkteve të drurit, pronarët e pyjeve private, përpunuesit e drurit dhe tetë komuna.
“Rezultat i mosbesimit të qytetarëve në institucionet kompetente që duhet të merren me prerjet ilegale, mosbesimi ndaj gjykatave dhe prokurorive, janë përgjegjëse për sanksionimin e shkelësve të ligjit të pyjeve.”, - deklaroi inxhinieri i pyjeve, Sasho Petrovski.
Një sërë fenomenesh të tjera, si mosrespektimi i ligjit, korrupsioni, shpërdorimi i pozitës zyrtare dhe kryerja e pakujdesshme e shërbimit, janë gjithashtu objekt interesi në kuadër të hulumtimit.
“Për fat të keq po përballemi me lëshime të mospërputhjes së zgjidhjeve ligjore, e ku kemi mbi 400 kallëzime, që nuk janë përpunuar fare ose më saktë janë përpunuar, por përfundojnë në favor të prerësve ilegal të drunjve.”, - theksoi sekretarja shtetërore në MBPEU, Daniela Irotova Lazareva.
Analiza është bërë në bazë të aktiviteteve në terren, në kuadër të projektit për luftën kundër veprimtarive të paligjshme pyjore, e cila do të zgjasë deri në vitin e ardhshëm.
FITIM KRYEZIU
