Maqedoni

Gashi nuk e thërret seancën për “Branitellat”, LSDM-ja kërkon Komision për përgjegjësi

24.09.2024 17:32

LSDM-ja do të kërkojë nga Komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit që të shqyrtojë përgjegjësinë eventuale të Kryeparlamentarit, Afrim Gashi....

LSDM-ja do të kërkojë nga Komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit që të shqyrtojë përgjegjësinë eventuale të Kryeparlamentarit, Afrim Gashi, për shkelje të Rregullores me moscaktimin e seancës së Komisionit për politika sociale për Ligjin për "Branitellat". Ata thonë se nëse VMRO-DPMNE-ja nuk bën presion tek Gashi për ta thirrur seancën, atëherë dyshimet për një marrëveshje mes tyre dhe Gashit, janë të vërteta. Ligji, sipas propozueses Sllavjanka Petrovska, s’është provokim dhe as përpjekje për destabilizim.
 
“Në vend të diskutimit për përmirësimin e tekstit të ligjit, deklaratat u reduktuan në çdo nivel. Partitë në pushtet kanë treguar sjellje të papjekur. Ky projektligj nuk është provokim, as tentativë destabilizimi. Ky ligj nuk vlen vetëm për pjesëtarët e forcave të sigurisë që morën pjesë në konfliktin ushtarak në vitin 2001, por për të gjithë ata që vdiqën duke kryer detyrat e tyre në interes dhe mbrojtje të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.”, - deklaroi Sllavjanka Petrovska nga LSDM.