Botë

Keri: Kriza në Jemen duhet të zgjidhet me negociata

25.04.2015 14:35

Sekretari shtetëror amerikan Xhon Keri apelon deri te palët e involvuara në përleshjet në Jemen të negociojnë dhe t'i japin fund përleshjeve...

"Kjo duhet të jetë rrugë dykahëshe", potencoi Keri, duke shtuar se nevojitet që kryengritësit shiit huthë dhe ato të cilët mund të ndikojnë në to të përgatiten për t'u ulur në tryezën e negociatave.
 
Ai theksoi se Kombet e Bashkuara veçmë kanë caktuar ndërmjetësues dhe me siguri të dy palët janë të gatshme të bisedojnë për lokacionin, ku do të mbahen negociatat paqësore.
 
"Tani është kyçe që sa më shpejtë të qasemi drejt negociatave, sepse zgjidhja politike është absolutisht e domosdoshme. Civilë të pafajshëm janë përfshirë nga dhuna në Jemen dhe prioritet është ajo të zvogëlohet", tha Keri.
 
Organizata botërore e shëndetësisë dje kumtoi se mbi 1.000 njerëz, prej të cilëve 50 fëmijë kanë humbur jetën nga fillimi i përleshjeve në Jemen. Mes të vdekurve 28 janë gra, ndërsa të lënduar janë mbi 4.350 persona.
 
Huthët shiitë e dëbuan presidentin jemenas Abed Rabu Mansur Hadi, i cili është në Arabinë Saudite. Uashingtoni e akuzon Iranin se i furnizon me armë huthët, ndërsa Arabia Saudite më 25 mars filloi me sulme ajrore ndaj caqeve të krengritësve shiit./mia