Maqedoni
Miteva: Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së ka ndarë 100 milionë euro pa kritere të qarta
24.09.2024 17:55
VMRO-DPMNE-ja akuzon LSDM-në dhe BDI-në për keqmenaxhim të 100 milionë eurove...

VMRO-DPMNE-ja akuzon LSDM-në dhe BDI-në për keqmenaxhim të 100 milionë eurove, që sipas tyre kanë përfunduar në persona të afërt me pushtetin e kaluar.
“Në raport thuhet se përmes nënprogramit të Qeverisë, masat për ballafaqim me krizën e KOVID-19 janë paguar mjete në vlerë mbi 6 miliardë denarë pa kritere të përcaktuara lidhur me përzgjedhjen e institucioneve dhe shumën e mjeteve të miratuara të pakthyeshme financiare. Janë 100 milionë euro! Për të kuptuar sa dëm është bërë, do të theksojmë se ndërtimi i Qendrës së re Klinike në Shkup me një projekt të braktisur në vitin 2017 do të kushtonte 120 milionë euro.”, - deklaroi Marija Miteva nga VMRO – DPMNE.
