Tërmeti dridh Shkupin

24.09.2024 22:26

Një tërmet me magnitudë prej 2.8...

Një tërmet me magnitudë prej 2.8 sipas shkallës Rihter është ndjerë sonte në Shkup dhe rrethinë.

Sipas faqes së specializuar botërore për monitorimin e tërmeteve në mbarë botën EMSC, tërmeti ka ndodhur në orën 21:47 në një distancë prej 24 kilometrash në lindje të Shkupit, përkatësisht 13 kilometra në verilindje të Ilindenit.

Hipoqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi prej 5.6 kilometrash.