Botë

Tërmet i fuqishëm në Nepal

25.04.2015 14:37

Tërmet me intensitet prej 7,5 ballë sipas shkallës së Rihterit në mëngjes e ka goditur Nepalin...

"Epiqendra e dridhjes ishte 80 kilometra në lindje të qytetit Pokhare në pjesën qendrore të vendit, në gjysmë rrugë deri në kryeqytetin Katmandu", kumtoi Instituti gjeologjik amerikan (USGS).
 
Ende nuk ka informata zyrtare për viktima eventuale, por dëshmitarët pohojnë se në Katmandu janë rrënuar disa ndërtesa.
 
Tërmeti është ndjerë edhe në Nju-Delhi dhe qytete tjera në pjesën veriore të Indisë, por edhe në qytetin pakistanez Lahore./mia