Sot pritet të rifillojë gjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës

25.09.2024 09:33

Në Gjykatën e Tetovës...

Në Gjykatën e Tetovës sot pritet të rifillojë gjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës ku u dogjën 14 persona. Gjykimi do të fillojë nga e para pasi Gjykata e Apelit në Gostivar vendosi se aktgjykimi i Gjykatës së Tetovës për gjykimin paraprak ishte i paqartë, shkruan Portalb.mk.

Në ora 10:00 pritet të rifllojë gjykimi në krye përsëri me gjyqtarin Jordan Vellkovski.

Gjykimi u desh të fillonte më 26 qershor, por u anulua për shkak se nuk pati përfaqësues nga Spitali i Tetovës.

Këtë herë në bankën e të akuzuarit janë ish drejtorët e Spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi, si dhe Spitali i Tetovës si person juridik.

Mjeku Boban Vuçevski është i liruar nga akuza.