Regjistrohet rasti i pestë me ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni
25.09.2024 09:44
Një pacient nga Strumica është shtruar në Klinikën Infektive...

Një pacient nga Strumica është shtruar në Klinikën Infektive për shkak të komplikimeve nga ethet virale e Nilit Perëndimor, e cila transmetohet nga mushkonjat.
Një rezultat pozitiv është marrë si nga lëngu cerebrospinal ashtu edhe nga serumi. Për momentin pacienti është më mirë, ka sqarim të vetëdijes, por normalisht trajtimi është ende në vazhdim.
Në momentin e pranimit, pacientja kishte tension të lartë dhe në konsultim me kardiologët, gjendja u vu nën kontroll.
Ndryshe është ky rasti i pestë i një personi të infektuar me këtë sëmundje që regjistrohet në vendin tonë.
