Presidentja Siljanovska Davkova në drekë pune me Komisarin Evropian, Borell

25.09.2024 10:57

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova...

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, e cila udhëheq delegacionin e Maqedonisë në Asamblenë e Përgjithshme 79-të të KB-së, sot pritet të marrë pjesë në drekën e punës me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borel dhe  me shefat e delegacioneve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pasdite, sipas kohës amerikane, Siljanovska Davkova me anëtarë të delegacionit të Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë në pritjen që e organizon presidenti i SHBA-së  Xho Bajdeni me bashkëshorten me rastin e  Asamblenë e Përgjithshme 79-të të KB-së.

Sot vazhdojnë sesionet e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, ndërsa Siljanovska Davkova para anëtareve të KB-së do të mbajë fjalim nesër, si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski dhe ministri të Shëndetësisë, Arben Taravari.