Botë

Aeroplanë izraelitë sulmuan baza siriane

25.04.2015 14:42

Aeroplanë ushtarakë izraelitë kanë kryer sulme mbi caqe siriane dhe caqet e Hezbollahut libanez në kufirin mes Sirisë dhe Libanit...

Caqe të sulmeve në Al-Kalamun kanë qenë brigadat 155 dhe 65 të armatës siriane, të obliguara për armë strategjike dhe raketa me rreze veprimi të madh.
 
Shpërthime ka pasur edhe në qytetet siriane Al Kutajfah, Jabrud dhe Karah.
 
Një pjesë e mediave arabe njoftuan se cak i sulmeve kanë qenë depotë siriane për armë.
 
Armata izraelite nuk i komentoi informatata e mediave./mia