Taravari: Marrëdhëniet mes partnerëve qeveritarë, korrekte, por duhet të sinkronizohemi më shpesh

25.09.2024 11:45

Marrëdhëniet mes partnerëve qeveritarë janë korrekte....

Marrëdhëniet mes partnerëve qeveritarë janë korrekte, Qeveria do të vazhdojë të funksionojë, por duhet konsultime dhe sinkronizim më i shpeshtë mes partive në pushtet, theksoi ministrit i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Deklarata e bërë nga Nju Jorku, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 79-të të OKB-së, i referohet deklaratës së fundit të deputetit, Halil Snopçe, i cili tha se VLEN-i do të largohet nga koalicioni qeveritar, nëse miratohet ligji për të ashtuquajturit “Branitella”.

“Mund të them se raportet mes VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së janë mjaft korrekte, në nivelin e kryetarëve të partive. Natyrisht, edhe VLEN-i dhe VMRO-DPMNE-ja kanë struktura partiake. Ndoshta ka pasur ndonjë keqkuptim të vogël diku, që nuk mund të them të njëjtën gjë për “E di” dhe VLEN. Mirëpo, marrëdhëniet mes partnerëve në koalicionin e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, ku VLEN-i dhe “E di” janë korrekte dhe jemi munduar që këto njëqind ditë të jemi sa më të sinkronizuar, por diku ka pasur keqkuptime, diku ka pasur shpërthime që nuk kanë qenë të koordinuar siç duhet, prandaj na duhet kohë për t’u sinkronizuar totalisht dhe plotësisht, që kjo të shihet edhe nga qytetarët.”, - deklaroi Arben Taravari nga VLEN.