Botë

Hovenier: Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë obligimet e dialogut

25.09.2024 13:48

“Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë obligimet e dala nga dialogu i Brukselit.”....

“Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë obligimet e dala nga dialogu i Brukselit.”. Kështu ka deklaruar ambasadori i shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Xhefri Hovenier, duke shprehur mbështetjen ndaj Kosovës në aspiratat e saja për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO.
 
“Ne presim që të dyja qeveritë të veprojnë në përputhje të plotë me të gjitha detyrimet që i kanë marrë në dialog. Presim që ata ta marrin seriozisht dialogun.”, - deklaroi ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Xhefri Hovenier. 
 
Ambasadori amerikan thekson se nuk ka një rrugë tjetër përveç dialogut, ashtu siç nuk ka mundësi që menjëherë Kosova të bëhet anëtare e plotë e NATO-s dhe anëtare e plotë e BE-së, si dhe të gjitha  organizatat e tjera. Edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rohde, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që të bëjë hapa konkretë për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, si veprim thelbësor për integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Këto komente u bënë në edicionin e tretë të samitit të Kosovës për Paqe dhe Demokraci me titull “Realitete radikale, dinamika etno-politike dhe integrimi euroatlantik i Ballkanit Perëndimor”.
 
GYLTENE SINANI