Maqedoni
VMRO – DPMNE: Buxheti rrezikon të dëmtohet për 1.3 miliard euro
25.09.2024 15:15
VMRO-DPMNE-ja ka akuzuar ish pushtetin LSDM – BDI se ka rrezikuar dëmtimin e buxhetit në vlerë prej 1.3 miliard euro...

VMRO-DPMNE-ja ka akuzuar ish pushtetin LSDM – BDI se ka rrezikuar dëmtimin e buxhetit në vlerë prej 1.3 miliard euro në një periudhë afatgjate. Shkak i fundosjes së buxhetit në të ardhmen, sipas VMRO – DPMNE-së, do të jenë humbja eventuale e proceseve arbitrare, sa i përket marrëveshjeve ndërkombëtare që ka firmosur Maqedonia e Veriut. Të dhënat janë nxjerrë nga raporti i Entit Shtetëror për Revizion për vitin 2023.
“Nëse shteti humbet kontestet, vlera totale e mjeteve që shteti do të duhej të paguante është mbi 82 miliardë denarë, që praktikisht do të kishte implikime ndaj buxhetit viteve në vijim.”, - deklaroi deputetja e VMRO – DPMNE-së, Marija Miteva.
Kufizimi i marzhave, LSDM: Çmimet e produkteve nuk janë ulur
Nga LSDM-ja, me kundër akuza ndaj pushtetit se po zhyt standardin e qytetarëve. Madje, socialdemokratët kanë kritikuar masat qeveritare për uljen e çmimeve të produkteve. Konsiderojnë se kufizimi i marzhave nuk ka kurrfarë efekti.
“Vetëm çmimi i një lloj buke është ulur për 1 denarë. Mishi ka zbritje simbolike prej 10 denarëve për 1 kilogram, që është e parëndësishme, përderisa produktet e qumështit janë me çmime të njëjta. Për një pjesë të çmimeve të produkteve të cilat tani po ulen, paraprakisht për disa javë më parë të njëjtat veç më ishin rritur.”, - theksoi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.
Sipas socialdemokratëve, shporta minimale konsumatore është rritur në 61 mijë denarë, ndërkaq shpenzimet për ushqime janë më të larta për 717 denarë në krahasim me muajin e shkuar.
MERAL ISMAILI
