Maqedoni
Spitali modular në Tetovë, rigjykimi është shtyrë për herë të dytë
25.09.2024 16:42
Për herë të dytë është shtyrë rigjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës...

Për herë të dytë është shtyrë rigjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës, pasi në rigjykim e ktheu Gjykata e Apelit - Gostivar pas seancës publike, në prill të vitit 2024, pas gjykimit të parë nga 5 qershori i vitit 2023.
Gjykatësi Jordan Velkovski informoi se arsyeja është mungesa e Samoil Filipovskit, avokat i Artan Etemit, njëri nga dy drejtorët e akuzuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Seanca është caktuar për më 5 nëntor 2024. Përpjekja e parë për seancë ishte caktuar më 26 qershor, por u shty për shkak të mungesës së përfaqësuesve të Spitalit Klinik të Tetovës. Gjykata e Apelit, në prill të këtij viti, ka marrë aktvendim me të cilin urdhërohet rigjykim për ish-drejtorët e Spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi, si dhe të IShP, Spitali Klinik - Tetovë si subjekt juridik.
