Maqedoni

Kuvend, Afrim Gashi realizoi takim me drejtorin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, Xhon Fluarti

25.09.2024 17:00

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe sekretarja e përgjithshme, Marina Dimovska, sot realizuan takim me drejtorin e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), Xhon Fluarti....

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe sekretarja e përgjithshme, Marina Dimovska, sot realizuan takim me drejtorin e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), Xhon Fluarti.
 
Në takim u shkëmbyen mendime për bashkëpunimin e deritanishëm midis Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe IRI-së, si dhe për mundësitë për avancimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në periudhën e ardhshme dhe në segmente të tjera. Është shprehur vullneti i mirë për logjistikën e mëtejshme për forcimin e kapaciteteve të pushtetit legjislativ në fushën e legjislacionit, shërbimit profesional, transparencës dhe pavarësisë.
 
Bashkëbiseduesit konkretisht iu referuan mundësive për forcimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit, si dhe transparencës së tij ndaj publikut. Kryetari Gashi e theksoi vizionin e tij për transparencën e plotë të Kuvendit, si në planin hapësinor, ashtu edhe institucional, në interes të qytetarëve, si bartës të sovranitetit.