La Liga, Real synon të thyejë rekordin Barcelonës

25.09.2024 17:36

Në raundin e mesjavës, i vlefshëm për javën e 7-të të La Liga-s, Real Madrid mundi 3-2 Deportivo Alaves në Bernabeu...

Në raundin e mesjavës, i vlefshëm për javën e 7-të të La Liga-s, Real Madrid mundi 3-2 Deportivo Alaves në Bernabeu dhe  kanë mbajtur hapin për kreun e renditjes duke qëndruar 1 pikë larg Barcelonës, që sonte zbret në fushë. Megjithatë Real Madridi shpreson të arrijë rekord për serinë më të gjatë si të pamposhtur në La Liga, që aktualisht mbahet nga Barcelona me 43 ndeshje ndërmjet 15 prillit 2017 dhe 13 majit 2018. Në fakt me ftoren  e javës së 7-të. Skuadra madrilène arriti në kuotën e 37 ndeshjeve pa humbje kur bëhet fjalë për kampionatin spanjoll.
 
Ndeshja e fundit në këtë cilën Real Madridi mbeti pa tri pikë ishte ajo me Atletiko Madrid një vit me parë më saktësisht me 24. shtator 2023.  Në këtë periudhë kohore skuadra nga "Santaago Bernabeu", në La Liga ka 29 fitore dhe 10 ndeshje luajti baraz, pa asnjë humbje.
 
Sipas të dhënave statistikore më të mirë janë vetëm Real Sosiedad me një fitore më shum si dhe Barcelona që ka 43 ndeshje pa humbje. Ndeshjet e ardhshme përfshijnë ndeshjet kundër Atletico Madrid e fundit qe e ka fituar, Villarreal dhe Celta Vigo. Pika kryesore do të jetë “El Clasico” kundër Barcelonës në “Santiago Bernabeu”, ku Real Madrid mund të barazojë rekordin e rivalëve të tyre.
 
SAFET ADEMI