Ancelotti vendos rekorde në krye të Realit të Madridit

25.09.2024 17:38

Reali i Madridit mundi me rezultatin 3-2 Alavesin mbrëmjen e djeshme dhe u ngjit në kuotën e 17 pikëve në renditje....

Reali i Madridit mundi me rezultatin 3-2 Alavesin mbrëmjen e djeshme dhe u ngjit në kuotën e 17 pikëve në renditje. Ndeshje kundër Alavesit ka qenë e veçantë për trajnerin italian të madrilenëve, që ka festuar me tre pikë një sfidë jubilare.
 
Një tjetër mbrëmje rekordesh për Carlo Ancelottin në krye të Realit të Madridit: 300 pankina me “blancos”, 365 ditë të pamposhtur në La Liga dhe fitorja e 29-të në 39 ndeshjet e fundit. Asnjë trajner nuk ka arritur të ketë një seri më të gjatë rezultatesh pozitive pa njohur humbje në kampionatin spanjoll.
 
Ancelotti bëhet trajneri i dytë që ka drejtuar më shumë ndeshje Realin e Madridit, vetëm Miguel Munoz (605 ndeshje) ka qëndruar më shumë në pankinën e madrilenëve.
 
Me 39 ndeshje radhazi pa humbje në kampionat, Reali i afrohet rekordit të Barcelonës, që ka arritur 43 rezultate pozitive radhazi në LaLiga (36 nën drejtimin e Valverdes dhe 7 nën drejtimin e Luis Enrikes).