Botë

Asambleja e përgjithshme e OKB-së, Guteres: Libani mund të shndërrohet në Gazë e dytë

25.09.2024 17:42

Lufta në Gazë dhe Ukrainë janë temat që mbizotërojnë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë vit....

Lufta në Gazë dhe Ukrainë janë temat që mbizotërojnë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë vit. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Guteres, tha se është koha për paqe, duke alarmuar për rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm në Liban.  
 
“Lufta në Ukrainë po zgjerohet pa sinjale se do të ndalet. Civilët e paguajnë çmimin, numri i viktimave rritet, janë shkatërruar shoqëri të tëra. Është koha për paqe bazuar në marrëveshjet ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara. Gaza është një makth pa mbarim, i cili kërcënon ta tërheq të gjithë rajonin. Mos shihni më larg se sa Libani, të gjithë duhet të jemi të alarmuar nga eskalimi. Njerëzit në Liban, Izrael dhe të gjithë tjerët nuk duhet të lejojnë që Libani të shndërrohet një Gazë e re.”, - deklaroi sekretari gjeneral i OKB-së, Antonio Guteres. 
 
Bajden: Ukraina të mbështetet deri në fund
 
Nga ana tjetër, presidenti i ShBA-së, Bajden, bëri thirrje për vazhdimin e mbështetjes së Ukrainës.
 
“Është lajm i mirë që me luftën Putini nuk arriti qëllimin e tij. U nis ta shkatërrojë Ukrainën, por Ukraina është ende e lirë. Kishte dëshirë të kushtëzonte NATO-n, por NATO-ja për çdo ditë është më e fortë, më e madhe dhe më e bashkuar si asnjëherë më parë, me dy anëtare të reja, Suedinë dhe Finlandën. Por, nuk  duhet të dorëzohemi! Bota tani duhet të bëjë një tjetër zgjidhje, se a do ta vazhdojmë mbështetjen që Ukraina të fitojë dhe ta mbrojë lirinë apo do të tërhiqemi dhe do të lejojmë që agresioni të vazhdojë dhe një komb të shkatërrohet.”, - theksoi presidenti i ShBA-së, Xho Bajden. 
 
ERSAN PAJAZITI