Maqedoni

Ilinden, treni lëndon edhe një emigrant

25.04.2015 15:05

Tren në Maqedoni ka goditur edhe një emigrant, duke i shkaktuar lëndime të rënda, derisa po ecte në hekurudhë...

Ky është incidenti i dytë që përfshinë migrantët si viktima, brenda dy ditëve. Siç njofton MPB një 62 vjeçar  nga Afganistani, është lënduar në fatkeqësinë hekurudhore në afërsi të stacionit hekurudhor "Ilinden".
 
Fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 23:30 minuta në hekurudhën Shkup-Tabanovc, derisa treni që ka qarkulluar në relacionin Selanik¬Shkup-Beograd ka goditur në emigrantin.
 
"Personi ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup për dhënie të ndihmës mjekësore", informon MPB.
 
Kjo fatkeqësi vjen pas asajë të një dite më parë, kur 14 persona kanë humbur jetën në aksidente të ngjajshme, natën e 23 prillit pasi një tren goditi një grup migrantësh në rajonin e Velesit.