Orban sot nis vizitën dyditore në Maqedoninë e Veriut
Kryeministri Hristian Mickoski...

Kryeministri Hristian Mickoski, siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, të premten do të realizojë takim tet-a-tet me kolegun e tij hungarez, Victor Orban në vilën kryeministrore në Ohër, ndërsa në suaza të vizitës do të realizohen edhe një sërë takime bilaterale të ministrave të vendit me kolegët e resorëve nga delegacioni hungarez.
Të premten do të mbahet edhe mbledhje e përbashkët ndërqeveritare në hotelin Ineks Gorica në Ohër, ndërsa pas përfundimit të mbledhjes në lokacionin e njëjtë pritet konferencë për shtyp të mbajnë dy kryeministrat.
Siç informojnë nga Qeveria, në margjina të vizitës dyditore është paraparë shëtitje në Ohër, vizitë në kishën e Shën Mërisë, Teatrin antik dhe kompleksin e manastireve Shën Naum, ndërsa kryeministrat e dy vendeve do të vendosin lule para përmendores së Shën Kirilit dhe Metodit në Ohër.
