BDI, MASH po heq shqiptarët nga komisionet

26.09.2024 10:11

Bashkimi Demokratik për Integrim...

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj largimit të shqiptarëve nga Komisionet në Ministrinë e Arsimit dhe zëvendësimin e tyre me maqedonas.

“Përjashtimi i Shqiptarëve nga Komisionet është Diskriminim i Papranueshëm dhe Dështim i Përfaqësimit”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Sipas BDI-së ky veprim është një shenjë e qartë e diskriminimit etnik dhe përjashtimit të shqiptarëve nga pozitat kyçe të vendimmarrjes.

Në komunikatën e BDI-së thuhet se Xhemile Idrizi u zëvendësua me Keti Kostovska, Xhuliana Zairi u zëvendësua me Georgi Pandeliev, Sokol Ahmeti u zëvendësua nga Verica Paunovska, Laura Cana u zëvendësua me Slavica Mircevska, Liridona Bushi u zëvendësua me Daniela Graorska, Sadete Ramadani u zëvendësua me Biljana Trajkovska, Nuran Kadriu u zëvendësua me Anastasia Trajkovska dhe Abaz Fetishi u zëvendësua me Rajne Velinovska”.

Aliu: Tërhiqet lista me propozimet për komisione

Ndërkohë Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu ka bërë të ditur se është tërhequr listat me propozimet për në komisionet sektoriale të Ministrisë së Arsimit.

“Bëhet fjalë për nominime në komisionet sektoriale të propozuara nga MASh, por që në ndërkohë pas konsultimeve me kabinetin e ministres janë tërhequr për t’i analizuar dhe për të dhënë propozime të cilat do të jenë më gjithëpërfshirëse, duke mbajtur llogari edhe për aspektin e përgatitjes profesionale dhe përfaqësimit të drejtë”, - deklaroi zëvendësministri Aliu.