Botë
Jemen, 27 të vrarë në luftime
25.04.2015 15:11
Të paktën 27 persona janë vrarë në Jemen gjatë luftimeve në qytezat jugore në mes të rebelëve shiit dhe luftetarëve besnik ndaj presidentit, Abd Rabuu Mansour Hadi.

Zyrtarët vendor duke thënë se katër luftetarë pro Hadit dhe gjashtë rebelë Huthi janë vrarë mëngjesin e sotëm në Daleh, në veri të qytetit Aden.
Tetë rebelë të tjerë raportohet nga mediat nderkombetare se janë vrarë gjatë një prite. Poashtu u raportua se luftëtarët pro presidentit Hadi kanë vrarë nëntë rebelë në një sulm me granata.
Këto luftime janë raportuar në kohën kur janë shtuar thirrjet për dialog për t’i dhënë fund konfliktit që sipas OKB-së ka marrë jetën e mbi 1 mijë personave, prej të cilëve, 115 kanë qenë fëmijë.
