Peshëngritje: Kofsha mer medaljen e bronztë në Spanjë

26.09.2024 13:40

Ertjan Kofsha ka shënuar një tjetër rezultat të shkëlqyer...

Ertjan Kofsha ka shënuar një tjetër rezultat të shkëlqyer në arenën ndërkombëtare të peshëngritjes për moshat.

Peshëngritësi shqiptar Ertjan Kofsha ka marrë medaljen e Bronzit në Kampionatin Botëror për të rinj që po zhvillohet në Spanjë.

Kofsha ngriti 161kg në shkëputje dhe zuri vendin e tretë, ndërsa u rendit në vendin e 5-të në shtytje. 

Në dygarësh Ertjan Kofsha ngriti në total 352kg, duke u renditur në vendin e pestë.