Liga e Europës, shumë shqiptarë priten në fushë sot

26.09.2024 13:50

Sot do të luhen ndeshjet e tjera të vlefshme për raundin e parë...

Sot do të luhen ndeshjet e tjera të vlefshme për raundin e parë në Ligën e Europës. Në ndeshjet e sotme sikurse edhe një ditë më parë skuadra nga rajoni nuk do ketë, por kësaj radhe në fushat e lojës do kemi mjaft futbollist shqiptarë.

Kështu në fushë  do të zbresë mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami me Rejnxhërs që do të sfidojnë në transfertë Malmo.

Beshiktashi i Ernsest Muccit dhe Milot Rashicës, do të përballet me Ajaksin, ndërsa një sfidë interesante pritet të jetë ajo mes Romës dhe Atletik Bilbaos.

Karabaku i Redon Xhixhës do të duelojë më Totenhemin. Steaua e Bukureshtit me Herdi Prengën në terren vendas do të përballet me RFS nga Riga.


NDESHJET E SOTME

FENERBAHÇE – ROJAL 18:45

MALMO – REJNXHËRS 18:45

AJAKS – BESHIKTASH 21:00

ROMA – ATL. BILBAO 21:00

BRAGA – MAKABI 21:00

FRANKFURT – PËLZEN 21:00

FCSB – RFS 21:00

LION – OLIMPIAKOS 21:00

TOTENHEM – KARABAK 21:00