Barcelona shtatë nga shtatë
26.09.2024 14:03
Sulmuesi polak Robert Lewandowski...

Sulmuesi polak Robert Lewandowski ka qenë vendimtar në fitoren e Barcelonës. Lewandowski shënoi golin e fitores 1:0 ndaj Getafes, që ishte e vlefshme për javën e shtatë.
Kështu ”katalonasit”, kanë ruajtur efiaksitetin e tyre prej 100% në La Liga dhe kjo është hera e tretë që gjatë historisë së tyre kanë 7 fitore në 7 ndeshjet e para të një sezoni.
Më parë 7 fitore në 7 ndeshje kishin Ernesto Valverde në sezonin 2017/18 dhe Tata Martino në sezonin 2013/14.
Megjithatë Martino, shkoi një hap më para duke shënuar 8 fitore dhe këtë rekord Hansi Flik, mund ta barazojë që të shtunën, kur Barcelona do përballet me Osasunën.