KF Gostivari 7 javë pa humbje

26.09.2024 14:28

Gostivari i këtij sezoni mund të quhet pa frikë

Gostivari i këtij sezoni mund të quhet pa frikë një ndër pretendentët kryesorë për fitimin e titullit kampion. “Bardhekaltërtit” janë futur në "vazon" e pretendentëve të këtij sezoni. Me 4 fitoret në shtatë javët e para optimizmi te gostivarasit është rritur.

Skuadra e fundit që ishte viktimë e tyre ishte Shkëndija e Tetovës. Të mërkurën në ndeshjen e javës së shtatë Gostivari me 3:1 i mundi ish kampionët, për të cilët ishte humbja e parë në këtë sezonë. Shkëndija e Tetovës në këto shtatë javë mund të lavdërohet me dyshen më të mirë Besart Ibraimi e Fiton Ademi që së bashku kanë shënuar 9 gola, ndërsa Gostivari edhe pse kryeson renditjen me 15 pikët, ka vetëm dyshen e gjashtë më të mirë me Alper Potuk e Aydogan që sbashku kanë shënuar 4 gola.

Të njëjtin sukses me Gostivarin shtatë javë pa humbje e ka edhe Rabotnicki, që mban pozitën e tretë me 13 pikë, por me 4 barazime.

Debutuesi në elitën e futbollit vendor Besa e Dobridollit edhe me trajnerin e ri Sedllovski, nuk ia doli ta gjejë fitoren e dytë në këtë sezonë. Këta në transfertë me Shkupin u ndanë me barazimin 1:1. Nga ky barazim të dyja skuadrat dolën humbëse, pasi humbën dy pikët e tjera  që Shkupin do ta ngjitnin në pozitën e 5-të, ose Besën në pozitën e nëntë.

Në javën e tetë e cila në program është në fundjavë Besa do përballet me Voska sport, e cila me kampionët në fuqi Struga Trim Lum u nda më barazimin 1:1.

Në ndeshjen e mbrëmjes Sileksi, i pozitës së katërt me 1:0 në Shkup e mundi Vardarin.

Për veriorët ishte kjo fitorja e katërt në këtë sezonë  dhe janë e vetmja skuadër që nuk ka barazuar në këtë sezonë. (Safet Ademi, TVM2)