Maqedoni
Nesër referendum për fasaden e qendrës tregtare
25.04.2015 15:16
Në Komunën Qendër të Shkupit nesër mbahet referendumi për fasadën e Qendrës Tregtare të Qytetit në Shkup...

Me këtë rast Asociacioni qytetar “MOST” ka bërë thirrje që qytetarët të shprehin lirshëm vullnetin e tyre.
Kryetar i Asociacionit qytetar “MOST” Darko Aleksov, deklaroi se “ MOST u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira në proces të tregojnë respekt ndaj vlerave demokratike, sidomos në këtë rast kur kemi të bëjmë me një prej formave më të rëndësishme të një udhëheqjeje demokratike”.
Njëherit MOST ka angazhuar 111 vëzhgues të akredituar për këtë referendum, për të mbuluar të gjitha vendovimet në këtë komunë.
Vëzhguesit do të jenë statik, por do të ketë edhe 4 ekipe mobile që do të monitorojnë situarën jashtë vendvotimeve.
Gjatë tërë ditës do të jetë e hapur edhe linja telefonike pa pagesë 080- 080- 080, ku qytetarët do të mund të denoncojnë parregullsitë eventuale.
Çdo vëzhgues i Most, do të mbajë bluzë të verdhë me mbishkrimin monitoring, dhe do të ketë bexh me akreditimin e asociacionit.
Most do të njoftojë 3 her gjat ditës për rrjedhën e votimit.
